[ Add news entry ]
Drenasi, ish-Gllogovci është qytet në Kosovën qendrore. Drenasi ndodhet në mes të maleve të Çiçavicës në lindje dhe bjeshkëve të Drenicës në veri dhe perendim
Drenasi është qender bashkie e rrethit të Drenicës qendrore, që administron 53 fshatra. Emrin e kësaj qyteze e hasim tejet vonë ne dokumentet sllave, sigurisht nga kolonizimi i vonshëm, pas 1912 kur forcat serbo-malazeze pushtuan ketë luginë të Drenicës, që e emërtuan nga emri i drurit të Murrizit. Pra në shqipe do ishte e drejtë Murrizi.
POZITA GJOGRAFIKE
Drenasi shtrihet 30 km në perëndim të Prishtinës, dhe në afërsi të rrugës automobilistike Pejë-Prishtinë. Ish Gllogovci, tani Drenasi i Ri ka një pozitë gjeografike të shkelqyer, qe mberrihet ne te gjitha drejtimet anembanë Kosovës. Në Veri rrethohet më malet e ulta të Çiçavicës, në Perëndimë më Kosmaçin, në Lindje më Majen e Gjveshur (ish go=leshi). Mesin e qytetit e pershkon lumi i Gllobarit, apo lumi që ndante fushën e murrizeve i cili grumbullon të gjithë ujërat e shirave të lugines së Drenicës dhe që derdhen në lumin e Vogël, afër Lumbardhit, ku perfundon permes kanalit Iber-Lepenc në ujërat e dy detrave, Egje dhe Deti i Zi.
| Statistika | |
| Popullsia -dendësia |
75,4001 banorë 261 banorë/km² |
| Sipërfaqja | 270 km² |
| Administrata | |
| Shteti | Kosova |
| Qarku | Prishtina |
| Kodi postal | 13000 |
| Prefiksi telefonik | 0381 38// 584 100 |
| Faqe zyrtare | |

